Vendimi i Neymarit për të shpëtuar nga hija e Messit ishte hap i gabuar, Reali vend i duhur për vazhdimin e karrierës
Neymar verën e kaluar u transferua nga Barcelona te PSG për shumën rekorde prej 222 milionë euro
Kur Neymar u largua nga Barcelona të gjithë mendonin se vendimi i tij ishte i drejtë dhe se ai duhej të largohej nga Messi për të qenë yll i vetëm i një skuadre ku mund të shpresonte për të fituar ‘Topin e Artë’, shkruan Periskopi.
Ylli brazilian kaloi katër vite te Barca ku fitoi shumë trofe duke përfshirë tripletën që në sezonin e dytë të tij në ‘Camp Nou’, por ai gjithmonë ishte hija e Messit, pasi argjentinasi fitonte çmimet individuale.
26 vjeçari kishte ambiciet e qarta te PSG, të fitonte gjithçka në Francë që nuk ishte problem i madh dhe u arrit, por dështoi në Champions League. Ai nuk tregoi asgjë kur u përball me Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’.
Neymar kërkonte të ishte më i miri, të fitonte Topin e Artë dhe të ndalte dominimin e Messit dhe Ronaldos, ai ishte larguar në kohën e duhur, por plani i tij për të fituar çmimin më të rëndësishëm në futboll për futbollist dështoi, pasi ai nuk pritet të jetë as në treshen e lojtarëve më të mirë.
Ai nuk tregoi formë të mirë me Brazilin në Kupën e Botës dhe u eliminuan nga Belgjika në çerekfinale, ndërsa lojtarët si Mbappe e Modric janë tani favorit për të fituar Topin e Artë para tij.
Në në një vit kur priste që do të shpallej me i miri pasi besonte se do të ishte i suksesshëm me PSG-në dhe Brazilin në Kupën e Botës ai dështoi totalisht dhe tani vendimi më i mirë për të do të ishte kalimi në Real Madrid.
Cristiano Ronaldo u largua nga Reali për kaluar te Juventusi për shumën prej 100 milionë euro dhe Neymar mund të jetë zëvendësuesi i portugezit.
Nëse shikojmë si janë gjërat, më shumë ka nevojë Neymari për Real Madridin se sa Real Madridi për Neymarin.
Braziliani kërkon ta fitojë Topin e Artë dhe këtë mund ta bëjë duke luajtur për Real Madridin. Ai do të rikthehej në një kampionat mjaft cilësor ku do të përballej me Barcelonën dhe në Ligën e Kampionëve më parë e fiton me ‘Los Blancos’ se sa me PSG-në. /Periskopi./



