Vendos goli i Barcolas, PSG me mund triumfon ndaj Auxerres
Paris Saint-Germain e ka fituar me mund përballjen ndaj Auxerre, në kuadër të xhiros së 19-të në Ligue 1.
“Parisienët” triumfuan me rezultat minimal 0-1, pavarësisht që lehtësisht mund të shënonin së paku tre apo katër gola.
Kvaratskhelia dhe Ramos kishin dy mundësi të mirë shënimi mirëpo që s’i finalizuan pasi portieri vendas bëri super pritje për t’ua mohuar golin.
PSG tentoi edhe me Barcolan dhe Duou, të cilët ishin afër t’i konkretizonin dy aksione të shpejta, mirëpo dështuan t’i finalizonin.
Vendasit pastaj rrezikuan përmes Oussama El Azzouzi, që kishte një mundësi të mirë shënimi nga afërsia por nuk arriti ta konkretizojë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Heroi i PSG-së ishte Barcola që shënoi një supergol nga distanca për ta lënë portierin vendas të shtangur (79’).
PSG mbetet lider me 45 pikë ndërsa Auxerre qëndron në pozitën e 17-të me 12 sosh./Periskopi



