Vendos Griezman, vazhdon me Atletiko Madridin
Antoine Griezmann është i gatshëm që përsëri ta injorojë interesimin e klubeve tjera dhe të qëndrojë në Atletico Madrid, sipas ABC.
Përfaqësuesi francez, i cili ishte top prioritet i Manchester Unitedit verën e 2017-s, thuhej se ishte shumë pranë kalimin te kampioni i La Ligës, Barcelona.
Megjithatë, ai është i gatshëm të qëndrojë edhe më tej në Madrid.
Mediumi spanjoll raporton se ai e ka pranuar një ofertë të re fitimprurëse nga Atletico.



