Venezuela në alarm: Shpërthime dhe sirena për sulme ajrore trazojnë kryeqytetin
Shpërthime të forta janë dëgjuar gjatë natës në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, duke rritur më tej tensionet në vend.
Ky incident vjen pas kërcënimeve të përsëritura nga presidenti i SHBA, Donald Trump, për të ndërmarrë operacione tokësore, si pjesë e përpjekjeve për të ushtruar presion mbi Presidentin Nicolas Maduro që të largohet nga detyra.
Përpjekjet e administratës Trump për të ushtruar influencë në Venezuelë kanë përfshirë sanksione të ashpra dhe kërcënime të vazhdueshme për ndërhyrje direkte, në një përpjekje për të larguar Maduro nga pushteti dhe për të mbështetur opozitën.
Për momentin, ende nuk ka një informacion të qartë mbi shkakun e shpërthimeve, por ngjarja ka shtuar frikën e mundësisë së një eskalimi të mëtejshëm të dhunës dhe ka sjellë pasiguri në një periudhë tashmë të tensionuar në Venezuelë.



