Vengu: Mbi 100 efektivë në terren për t’u përballur me vërshimet

Vengu: Mbi 100 efektivë në terren për t’u përballur me vërshimet

Situata e motit të keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në disa rajone të vendit, përfshirë përmbytje nga përroi i Ficos që ka dalë nga shtrati dhe ka mbuluar rrugë e zona të banuara në Gjirokastër.

Në këto kushte, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka shprehur sot mirënjohje për punën e repartit të emergjencës së Gërhotit dhe ekipeve të tjerë të angazhuar në terren për të përballuar situatën e vështirë.

Ai thekson se deri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, “djemtë e Repartit të Gërhotit kanë luftuar me prurjet e vrullshme të reshjeve në Gjirokastër dhe kanë kontribuuar në mbështetjen e operacioneve të shpëtimit dhe menaxhimit të ujit.

Në terren po punojnë mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete dhe pompa me kapacitet të lartë, të vendosura jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në Lezhë, Durrës, Gjirokastër dhe zonat fqinje, ku reshjet kanë shkaktuar vërshime dhe probleme me infrastrukturën rrugore.

sipas Vengut, ky mobilizim synon të “garantojë sigurinë e banorëve dhe përballimin e çdo situate”, ndërsa ekipet përgatiten edhe për ditët në vijim.

Situata e motit ka qenë alarmante në shumë qarqe të vendit, ku reshjet intensive të shiut janë raportuar të përmbytura rrugë dhe zona të banimit, ndërsa emergjencat civile janë angazhuar për ndërhyrje dhe koordinim të masave të sigurisë për qytetarët në zonat më të prekura./https://www.periskopi.com//

Shpërndaje në: