Verë’ në fundjavë, ja sa do të arrijnë temperaturat
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj funjave në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s”, bën të ditur IHMK, transmeton Klan Kosova.



