Versioni final i këngës ‘Botë’ nga Linda Halimi është gati (VIDEO)

Versioni final i këngës ‘Botë’ nga Linda Halimi është gati (VIDEO)

Linda Halimi do të performojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë të Eurovisionit, e shtata me radhë, shkruan KultPlus.

Shqipëria ka përzgjedhur këngëtaren Linda Halimi për ta përfaqësuar në Eurovision këtë vit. Kënga “Botë” tashmë është në fazën e fundit të përgatitjeve për në Eurovision. Përmes një video të lansuar në facebook, shihet teksa me instrumente live është duke u realizuar versioni final i këngës që po tingëllon mjaft mirë.

Gjysmëfinalja e parë është ndarë në dy pjesë. Shqipëria do të performojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë, e shtata me radhë.

Eurovision Song Contest do të mbahet në Kiev të Ukrainës nga data 9 deri më 13 maj. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/kqafoku/videos/10210169113797225/

Shpërndaje në: