Versioni i policisë për të arrestuarin në Prizren: Sulmoi zyrtarët policorë
Në media dhe në rrjete sociale të shtunën gjatë ditës ka qarkulluar një video ku shihej një qytetar ndaj të cilit së paku tre zyrtarë policorë ushtronin dhunë në tentim për ta arrestuar.
Kishte pak informacione mbi arsyen e këtij arrestimi.
U pretendua se dhuna ndaj tij u ushtrua vetëm sepse e kishte parkuar makinën keq.
Rasti ka ndodhur në Prizren.
E Klankosova.tv, jozyrtarisht ka mësuar se i arrestuari është shtetasi i Kosovës, Taner Cuse.
Ndërkaq, nga Policia kanë thënë për redaksinë tonë se rasti ka ndodhur më 27 gusht, dhe është paraqitur në raportin 24 orësh të policisë më 28 gusht të këtij viti.
Në raport thuhet se i dyshuari në shenjë revolte, pas shqiptimit të një gjobe në trafik, kishte sulmuar zyrtarët policorë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë fizike ndaj një qytetari në Prizren



