“Vërtet zhgënjyese”, Torres: Kosova përballet me pasiguri të re politike

“Vërtet zhgënjyese”, Torres: Kosova përballet me pasiguri të re politike

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pasi të enjten Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri, ndërsa të premten në orët e mëngjesit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin e Kosovës.

E pas kësaj, ka reaguar raportuesi i Parlamentit të Kosovës, Riho Terras.

Ai në një postim në platformën X shkruan se kjo është serioze dhe zhgënjyese.

“Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin. Kjo është një pengesë serioze. Në vend të stabilitetit, vendi përballet me pasiguri të re politike. Vërtet zhgënjyese”, shkruan Terras.

Ndryshe, të premten, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka nxjerr dekretin që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje.Sipas saj, nëpërmjet këtij dekreti ka kryer detyrimin e saj që është përcaktuar me Kushtetutë.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

Shpërndaje në: