Vesa Ibrahimi përfundon me sukses një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë

Vesa Ibrahimi përfundon me sukses një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë

Ambasada amerikane në Kosovë ka njoftuar se togerja Vesa Ibrahimi ka përfunduar me sukses një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë.

“Arritja e Toger Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe lidershipin e jashtëzakonshëm që garanton sigurinë e vendeve tona.🇽🇰Një moment krenarie!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Urime Toger Vesa Ibrahimi që u bë pjesëtari i tretë i FSK-së që përfundon një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Rengerëve të Ushtrisë Amerikane! Nga udhëheqja e operacioneve komplekse nën stres ekstrem deri te lundrimi në terrene të thyer me mbështetje minimale, arritja e Toger Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe lidershipin e jashtëzakonshëm që garanton sigurinë e vendeve tona.🇽🇰Një moment krenarie!

Shpërndaje në: