Vesa Luma publikon këngën e re “Sa mall”
Vesa Luma e ka publikuar këngën e saj të re te quajtur “Sa mall”. Kënga i dedikohet babait të saj të ndjerë që sot duhej të festonte ditëlindjen po të ishte gjallë. Vesa e ka falënderuar edhe burrin e saj, Big Bastan për realizimin e muzikës.
“Babi,ti sot ke ditelindjen…Prej momentin kur u ndave nga ne fizikisht ,e as sot,nuk arrita permes fjaleve te shprehi ate qe ndjej..por fatmiresisht me kulturen e edukaten qe Ti dhe Nana na e keni mesuar,une sot rrethohem nga njerzit me te mire ne bote, qe me ndihmuan qe permes ketij projekti muzikore ,per here te pare ,te ndaj ndjenjat e mija!Kerkoj falje qe ky videoklip i ka zene ne befasi familjen time,por muzika eshte e vetmja qe mund te me “tradhetoj”.. Falemderit zemer @bigbasta qe perktheve ndjenjat e mia ne fjale e muzike..dhe falemderit regjisorit te njohur Blerdi Malushi dhe njeshtrit te fotografise Avni Selmani per realizimin e kesaj video” shkruan Vesa në Instagram./Indeksonline/



