Veseli: Drejtësia mund të vonohet por jo të mohohet
Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha se drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet.
Gjatë fjalës së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Veseli ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë ligjore dhe se nuk ka asnjë provë që ai ka kryer krime të luftës.
“Unë e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë… Veprimet e mia kanë qenë ligjore. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do t’ia dëshiroja askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, shtoi Veseli.
Ai tha se u kthye në Kosovë, meqë nuk ka mundur të qëndrojë indiferent para vuajtjeve që po përjetonte populli i tij.



