Veseli kritikon politikën kosovare, edhe pse partia e tij mban pushtetin që nga viti 2007
Kadri Veseli ka thënë se politika në Kosovë është bërë sinonim i së keqes, por nuk ka treguar se kush e ka bërë të tillë. Kryetari i Kuvendit po ashtu ka thënë se imazhi i politikës kosovare ka degraduar. Veseli i bëri këto deklarata duke e ditur se partia e tij është në pushtet
“Jemi dëshmitarë për degradimin e imazhit të politikës dhe funksionit publik. Politika është bërë sinonim i fenomeneve negative në shoqëri, korrupsionit, abuzimit, interesave të ngushta meskine, shkeljes së ligjit dhe fjalës së dhënë, akuzave të pambështetura dhe motiveve të ulëta”, ka thënë Veseli.
Partia e tij mban pushtetin që nga viti 2007. Disa prej zyrtarëve të pdk-së janë dërnuar për vepra penale. A e ka pasur fjalën veseli për këto zyrtarë ose ka dashur që fajin për degradim politik t’ia vë opozitës.



