Veseli nga Haga uron Pavarësinë: Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë

Veseli nga Haga uron Pavarësinë: Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel, ka përfunduar fjalën e fundit në gjyqin e Hagës.

Ish-komandanti i UÇK-së i njohur me nofkën Luli, ka uruar pavarësinë e Kosovës, raporton Periskopi.

”I nderuar trup gjykues, duke qenë se dje ka qenë Dita e Pavarësisë së shtetit tim, kam vetëm një përshëndetje në fund për të gjithë qytetarët e vendit tim. Urime Pavarësia, ta gëzoni qytetarë të Republikës së Kosovës lirinë, zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, tha Veseli.

Ai ka përshëndetur familjen e tij, dhe mbrojtësit e tij.

Shpërndaje në: