Veshja e lë në baltë Alketa Vejsiun në transmetim live

Veshja e lë në baltë Alketa Vejsiun në transmetim live

Puntata e sotme e spektaklit “Në kurthin e Piter Pan” ka rezervuar një “surprizë” aspak të këndshme për moderatoren dhe prezantuesen, Alketa Vejsiu.

Alketa bashkëbisedoi me një prej fëmijëve në kast dhe e mori më pas krah, gjë që nuk rezultoi si gjëja e duhur sepse pasi uli fëmijën, veshja e saj në pjesën e gjoksit u hap duke i zbuluar dekoltenë.

Kjo pamje zgjati për shumë pak sekonda sepse prezatuesja arriti ta përballojë me shumë sportivitet dhe profesionalizëm këtë “mini-incident” dhe ta rregullojë veshjen e çrregullt.

Më pas, spektakli ka vazhduar normalisht me të ftuarin e rradhës, i cili ka dhuruar për publikun të qeshura dhe histori të pathëna më parë. /Blitz/

Shpërndaje në: