Vetaksident i rëndë në afërsi të Prizrenit, zjarrfikësit intervenojnë për t’i nxjerrë të lënduarit nga vetura
Një vetaksident me të lënduar ka ndodhur në autostradë, në afërsi të Prizrenit.
Siç ka raportuar mediumi lokal, TV Prizreni, zjarrfikësit kanë intervenuar për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura.
Pamjet e publikuara tregojnë një veturë që ka dalë nga kontrolli dhe ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, duke mbetur e shkatërruar në pjesën anësore dhe të pasme.
Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të mëdha në veturë, ndërsa operacioni i intervenimit është zhvilluar në kushte të vështira, në një segment të lagësht të autostradës.



