Vetaksident në rrugën Lipjan–Prishtinë, një person i lënduar
Policia e Kosovës është njoftuar sonte rreth orës 21:05 për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan–Prishtinë.
Sipas njësisë së trafikut të autostradës, aksidenti ka ndodhur në kilometrin e katërt të autostradës, në drejtimin Lipjan–Prishtinë, ku është përfshirë vetëm një veturë.
Si pasojë e vetaksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 21:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia e trafikut e autostradës njofton se në autostradë drejtimi Lipjan-Prishtinë kilometri i katërtë, ka ndodhur një aksident ku e përfshirë ishte vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentin një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.”, tha Krasniqi.



