Vetëm 700 bileta për tifozët turq në ndeshjen kundër Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës njofton se për ndeshjen e play-off të kualifikimeve evropiane për FIFA World Cup 2026, janë ndarë vetëm 700 bileta për tifozët turq.
Ndeshja zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i cili ka një kapacitet prej 13,900 vendesh.
Kujtojmë që Kosova sot mbajti seancën e fundit stërvitore. Kurse Turqia më vonë niset drejt Prishtinës./Periskopi/



