Vetëm një natë pa gjumë ta prish trurin ditën tjetër

Vetëm një natë pa gjumë ta prish trurin ditën tjetër
Një studim i kryer nga Universiteti i Berkeleyt ka treguar se vetëm një natë me gjumë të keq e rrit ankthin deri në 30% ditën tjetër, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e trurit.
Sipas studiuesve, mungesa e gjumit ul aktivitetin në korteksin prefrontal, pjesa që kontrollon emocionet, përqendrimin dhe stabilitetin e humorit.
Në të njëjtën kohë, aktivizohet amigdala; qendra e frikës dhe stresit; e cila e bën trurin shumë më reaktiv dhe të paqëndrueshëm. Prandaj edhe njerëzit irritohen shumë lehtë, nervozohen, qajnë, lëndohen emocionalisht pa arsyeje.
Ky efekt është vërejtur edhe te personat që zakonisht flenë mirë, gjë që tregon se truri reagon menjëherë dhe ndjeshëm ndaj mungesës së gjumit.
A jeni ndjerë ndonjëherë që dita ju shkon “krejt keq” vetëm pse keni fjetur pak?

Shpërndaje në: