Vetëm unë mund ta gjykoj Zotin – bukuroshja turke e Instagramit ia huq keq me tatuazh (Foto)
Mediat turke kanë publikuar fotografinë e një të reje turke, e cila ka bërë gabimisht një tatuazh në trupin e saj. Në fakt, nuk ishte gabimi i saj, ishte gabimi i Google translate që ia dha një fjali krejtësisht të pakuptimtë 26 vjeçares.
Naz Mila, 26 vjçarja turke është në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak se ka bërë tatuazh fjalinë e njohur “Vetëm Zoti mund të më gjykojë”.
Google translate si duket ia ka përkthyer aq keq këtë fjali nga turqishtja në anglisht, saqë i aka humbur kuptimin madje e ka bërë edhe qesharak.
Ajo ka përfunduar me një tatuazh që shkruan “Vetëm unë mund ta gjykoj Zotin me gabimet e mia”.
Në Turqi, fjalia ‘Vetëm Zoti mund t’më gjykojë” përdoret edhe më gjatë, si për shembull forma: “Vetëm Zoti mund t’më gjykojë për gabimet e mia”.
Ndryshe, Mila është një yll televiziv e cila ka mbi 860,000 ndjekës në Instagram. /Periskopi/






