Vetëplagoset derisa po lozte me armën e babait

Vetëplagoset derisa po lozte me armën e babait

Një person është vetëplagosur aksidentalisht, deri sa po luante me armën e babait të tij, rapoton Periskopi.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman në QKUK.

Rasti ka ndodhur në një fshat të Skenderajt.

“Fshati Qirez, Skenderaj 12.03.2018-15:00. Një mashkull K/Shqiptar është vetëplagosur aksidentalisht, derisa ishte duke lozur me armën e babait të tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.

Në vend të ngjarjes, sipas policisë është konfiskuar pistoleta me katër fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./ Periskopi

 

Shpërndaje në: