Vetëplagoset një 50 vjeçar me armë zjarri në Lipjan
Një burrë është vetëplagosur sot nga arma e zjarrit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mirenë të Lipjanit, përcjell Periskopi.
Viktima e moshës 50 vjeçare, fillimisht ishte dërguar për trajtim në QMF-në e Drenasit e më pas u dërgua për trajtim në QKUK.
Rreth gjendjes shëndetësore të tij, detaje kanë dhënë nga Qendra Emergjente.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij për momentin është stabile.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohët në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.



