Veterani e komandant batalioni i UÇK-së i bashkohet vizionit të Imri Ahmetit “Me punë për Lipjanin”

Veterani e komandant batalioni i UÇK-së i bashkohet vizionit të Imri Ahmetit “Me punë për Lipjanin”

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është sërish kandidat i LDK’së, ka njoftuar se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, Remzi Mehmeti, i është bashkuar atij në vizionin “Me punë për Lipjanin”.

Ahmeti ka thënë edhe se, Mehmeti ka kontribuar edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.

 

Postimi i i plotë:

Remzi Mehmeti, i bashkohet vizionit për të ardhmen e Lipjanit.

Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, i bashkohet vizionit tonë “Me punë për Lipjanin”.

Pas luftës, Remziu kontribuoi edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.

Sot, me vullnet e gatishmëri, ai vjen të japë kontribut në progresin dhe zhvillimin e komunës sonë – duke sjellë me vete kujdesin për kujtesën historike dhe respektin e thellë për vlerat e UÇK-së.

Mirësevjen Remi.

Remzi Mehmeti, i bashkohet vizionit për të ardhmen e Lipjanit.

Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

Posted by Imri Ahmeti on Saturday, August 23, 2025

Shpërndaje në: