Vetëvendosje e vetme do t’i mund të gjitha koalicionet

Vetëvendosje e vetme do t’i mund të gjitha koalicionet

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shkurta Aliu, thotë se angazhimet e saja si deputete do të jenë të lidhura ngushtë me realizimin e programit 40 pikësh të Lëvizjes Vetëvendosje.

Thotë se VV ka kapacitetet e mjaftueshme për të udhëheqë vendin drejtë një stadi të ri të zhvillimit ekomomik, ku thotë se për një gjë të tillë është dëshmuar edhe në qeverisjen e kryeqytetit .

Ajo flet për rolin e gruas në vendimmarrje dhe tregon pse subjekti ku ajo garon nuk ka forum të gruas.

Aliu shpjegon për koalicionet e edhe për vijat e kuqe.

Cili do të jetë angazhimi i juaj kryesor nëse zgjidheni deputet i Kuvendit?

Angazhimi im si deputete e Republikës së Kosovës do të jetë ngushtë i lidhur me realizimin e programit 40 pikësh të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mos dalluar asnjërën pasi që secila është në të mirë të vendit.

A besoni se Lëvizja Vetëvendosje ka kapacitetet e nevojshme që ta udhëheqë vendin drejt një stadi të ri të zhvillimit ekonomik?

Lëvizja e ka një listë prej 110 kandidatëve për deputet ku secili prej tyre është i kualifikuar dhe ka ekspertizë në fushën e vet. Ne si Lëvizje jemi dëshmuar edhe në qeverisjen në qytetin e Prishtinës, andaj përgjigja e shkurtë është po.

 Cilat mendoni se janë hapat imediat që qeverisja e re duhet t’i ndërmarrë për ta nxjerr vendin nga kriza e vazhdueshme ekonomike dhe politike?

Lëvizja Vetëvendosje! në programin e saj ka 40 masat që janë paraparë të ndërmerren për zhvillimin dhe forcimin e Republikës së Kosovës. Këto masa konkrete rrjedhin nga Alternativa qeverisëse dhe do të zbatohen brenda mandatit qeverisës katër vjeçar të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqjen e Kryeministrit Albin Kurti.

A mendoni se në VV-së ka hapësirë të mjaftueshme për gratë?

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht e ka dëshmuar se hapësira për gruan nuk është vetëm çështje e kuotës gjinore, por edhe mënyrë e funksionimit. Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja që nuk ka forum të gruas, sepse tek ne gruaja merr pjesë në të gjitha diskutimet dhe vendimmarrjet.

Me cilën parti ose koalicion do të preferonit të qeverisnit nëse Vetëvendosje do të arrijë të dalë parti e parë në zgjedhjet e 11 qershorit?

Nuk është momenti për të folur rreth koalicioneve tani. Vetëvendosje ka garuar e vetme dhe e vetme do t’i mund gjitha koalicionet. Gjithashtu është e vetmja që ka logo dhe vijë të kuqe.

 

Shpërndaje në: