Vetëvendosje i kërkon U.d Presidentes Haxhiu emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga kjo parti

Vetëvendosje i kërkon U.d Presidentes Haxhiu emërimin e anëtarit të tretë të KQZ-së nga kjo parti

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se i është drejtuar me letër ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e kësaj partie.

Sipas tij, kërkesa është paraqitur duke pasur parasysh përbërjen e paplotësuar të KQZ-së gjatë mandatit të ish-Presidentes Vjosa Osmani, si dhe faktin që Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar kërkesën e saj për vlerësimin e konfliktit ndërmjet kompetencave kushtetuese, në lëndën KO81/26.

Shpërndaje në: