Vetëvendosje i servon Haradinajt 200 mijë nënshkrimet kundër demarkacionit
Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa fliste shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, bashkëpartiakët e tij në Kuvend i dërguan të ulësja e Haradinajt 200 mijë nënshkrimet e qytetarëve kundër demarkacionit.
Konjufca ia ka kujtuar kryeministrit Ramush Haradinaj se ka qenë vet ai që ka mbledhur nënshkrimet e qytetarëve kundër demarkacionit.
Në fjalën e tij Konjufca ka thënë se ‘kryeministri nuk duhet t’ua kthejë shpinën këtyrë 200 mijë qytetarëve’.
“Këtu kemi sjellë zërat e 200 mijë qytetarëve nënshkrimet e të cilëve i keni mbledhë bashkë me ne dhe të cilët kanë bërë thirrje të rrëzohet ky demarkacion. Edhe vetë personalisht ke pas bërë përpjekje fizike për ti sjellë këtu në Kuvend. Kemi një lutje për ty mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve”, ka thënë Konjufca. /Periskopi/








