Veton Surroi me një dedikim prekës për vajzën e tij që sot bëhet nuse (Foto)

Veton Surroi me një dedikim prekës për vajzën e tij që sot bëhet nuse (Foto)

Rea, vajza e publicistit Veton Surroi sot do të martohet, prandaj babai i saj ka bërë një shkrim dedikues për të, të cilit i ka bashkangjitur një fotografi të para disa viteve.

Surroi ka shkruar se sot nuk e fsheh lotin e lumturisë kur sheh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën pa kthyer kokën prapa.

Duke shtuar se druajtjen e mund gëzimi, sot.

Rea dhe unë. Sot është dita e saj e madhe, e imja. Vajza e kësaj fotografie bëhet nuse. Unë jam ai që druaj kur i bën hapat e parë, nuk e fsheh lotin e lumturisë kur shoh në sytë e saj gëzimin se mund të ecën, kthimin e kokës prapa për të parë se jam ende aty, duke ia përcjellë ecjen, hap pas hapi. Sot ,ajo nuk ka nevojë ta kthejë kokën prapa për siguri. Druajtjen sot e mund gëzimi. Gëzimi është i njëjtë, gëzimi i hapave të saj përpara,’ ka shkruar Surrroi.

Ndërkohë, Surroi, para se të martohej me aktoren Blerta Syla, kishte për grua Afërdita Devajan, me të cilën ka edhe dy vajza, njëra prej të cilave është Rea.

 

Shpërndaje në: