Vetura bie poshtë rrugën në Kaçanik-Hani i Elezit, mbyllen dy korsitë, Policia jep detaje

Vetura bie poshtë rrugën në Kaçanik-Hani i Elezit, mbyllen dy korsitë, Policia jep detaje

Në magjistralen Kaçanik–Hani i Elezit ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë saj.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Vesli ka dhënë detaje se një person ka pranuar tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

“Sot, më 03.02.2026, rreth orës 11:20, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rajonin e Kaçanikut, te semafori i parë në drejtim të Hani i Elezit. Për momentin, rruga është e mbyllur në të dy korsitë, pasi një veturë ka dalë jashtë rrugës kryesore dhe ka rënë poshtë saj. Në vendin e ngjarjes ndodhen ekipet relevante, përfshirë Policinë, zjarrfikësit, emergjencën mjekësore si dhe njësitin e trafikut rajonal Ferizaj, të cilët janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, ka thënë ai.

 

Vetura bie poshtë rrugës në Kaçanik–Hani i Elezit, në vendngjarje policia dhe zjarrfikësit(VIDEO)

Shpërndaje në: