Veturës së viteve 80-ta i bëjnë larjen e parë pas 34 vjetësh – pasi qëndroi për vite të tëra “në gjumë”, në një garazh

Veturës së viteve 80-ta i bëjnë larjen e parë pas 34 vjetësh – pasi qëndroi për vite të tëra “në gjumë”, në një garazh

Buick Grand National është pa asnjë dyshim një nga makinat më të mira të General Motors, të shitura në vitet 1980.

Edhe pse jo saktësisht e rrallë, përveç nëse do të flasim për GNX, ajo mbetet një makinë jashtëzakonisht e dëshirueshme me një pamje të mirë dhe sasi të madhe të fuqisë, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa vitet kalojnë, gjetja e një veturë të tillë të padëmtuar bëhet më e vështirë, por ky shembull është një përjashtim.

Me vetëm 56 milje (90 kilometra) të kaluar, ky Grand National i veçantë “është aq i mirë sa nuk ka ku të shkojë më”.

Pronari origjinal thuhet se rrallë e voziste atë përpara se ta mbyllte në një garazh ku kishte qëndruar e paprekur për gati 37 vjet.

Për fat të keq, pronari ndërroi jetë disa vjet më parë, dhe megjithëse gruaja e tij fillimisht kishte ndërmend të nxirrte makinën përsëri në rrugë, kjo nuk ndodhi kurrë.

Kështu, së fundmi, ajo vendosi ta shiste atë, dhe pronari i ri e vendosi atë në një rimorkio dhe bëri udhëtimin nga New York City në Columbus, Ohio, përcjell Telegrafi.

Njerëzit në AMMO NYC kishin për detyrë të pastronin plotësisht makinën, si dhe të hiqnin qafe disa gërvishtje të shkaktuara nga qeni i familjes.

Gjiri i motorit duhej të pastrohej gjithashtu, duke rivendosur pamjen origjinale të motorit turbo të karikuar 3.8 litra V6, i cili po prodhonte 245 kuaj fuqi.

Përtej pastrimit dhe lustrimit të makinës, pronari i ri i bëri “servisin”, zëvendësoi rezervuarin e karburantit, pompën e karburantit dhe instaloi një bateri të re.

Pjesa e fundit e videos tregon atë duke ndezur Grand National pasi ishte “në gjumë” për më shumë se tri dekada.

Interesante, ai tashmë ka vendosur ta shesë atë për shkak të “mënyrës si janë gjërat sot” dhe mungesës së hapësirës për garazh.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Fantastike: Xhudistja Erza Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Xhudistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë në turneun ndërkombëtar “Sofia European Open 2026”,…

Real Madridi vuan, por fiton në frymën e fundit ndaj Vallecanos

Real Madridi ka arritur fitore me shumë mund ndaj Rayo Vallecano 2-1 në frymën e…

Të shtëna me armë në Mitrovicë, plagoset një person-Policia jep detaje

Një person është arrestuar nën dyshimet për plagosjen e një personi në armë zjarri në…

Edhe Fationa Kasapi e bronztë në Sofje, Laurinë Gashi e pesta

Tjetër medalje për xhudon kosovare në “European Open” në Sofje të Bullgarisë. Në kategorinë deri…

Çmimi i arit dhe argjendit ka rënë ndjeshëm, nga erdhi kjo rënie?

Ari arriti një rekord të ri të enjten në 5600 dollarë për ons. Argjendi tregtohej…

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, përlotet djali i tij, Redoni: Më duket si një ëndërr

Ditën e sotme janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u…

Ramadani: Dy javë kohë për Kuvendin, Qeverinë e Presidentin e ri, apo shkojmë sërish në zgjedhje?

Burim Ramadani, i cili kandidaoi për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës…

Everton tenton ta marrë Zhegrovën, por Juventusi refuzon ofertën

Siç raporton “The Athletic”, klubi anglez Everton ka bërë një ofertë për të huazuar mesfushorin…