Vidal: Cristiano Ronaldo për mua nuk ekziston!
Arturo Vidal nuk ka simpati për Cristiano Ronaldon.
Arturo Vidal ka sulmuar Cristiano Ronaldon.
“Cristiano është një djalë i zgjuar, por për mua nuk ekziston fare. Mendjen e kam te rezultati. I kam thënë shokut tim të skuadrës në Mynih, Joshua Kimmich, se do të takohemi sërish në finale ” ka thënë Vidal para ndeshjes duke injoruar portugezin.
Vidal ka “hesape për të larë” me portugezin, pasi kujtojmë që u ndëshkua me karton të kuq në mënyrë të padrejtë në Championsit ndaj Realit të Ronaldos.



