VIDEO| Momenti kur Ramos pyet bashkëlojtarët në stol: A duhet të zverdhem?

VIDEO| Momenti kur Ramos pyet bashkëlojtarët në stol: A duhet të zverdhem?

Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të kartonit të verdhë që mori me qëllim ndaj Ajax.

Ramos është kapur nga kamerat duke pyetur bashkëlojtarët në bankën e rezervistëve se a duhet të ndëshkohet me kartonin e verdhë për t’u suspenduar më pas për një ndeshje.

Mbrojtësi spanjoll bëri një ndërhyrje të qëllimshme ndaj Kasper Dolberg për t’u ndëshkuar me kartonin e verdhë e më pas të mos jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu, shkruan Periskopi.

32-vjeçari është kapur nga kamerat duke i pyetur bashkëlojtarët e tij në stol se a duhet të ndëshkohet?

Pas ndeshjes, ai vet e pranoi që e kishte bërë me qëllim një gjë të tillë, por me atë deklaratë ai e dënoi veten.

UEFA ka konfirmuar se ka hapur procedurë rreth Sergio Ramos dhe një vendim pritet të vijë shumë shpejt, tashmë duke i shtuar edhe pamjet. /Periskopi/

Shpërndaje në: