Video: Radoniqi kishte kthyer votimin për vendimin e paligjshëm për organizim të votimit jashtë përfaqësive diplomatike në restorante
Periskopi sot ekskluzivisht raportoi se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar mundësinë që votimi të zhvillohet jashtë përfaqësive diplomatike.
Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kishte mbështetur propozimin e Ministrisë së Jashtme, për organizimin e votimit jo vetëm në përfaqësi diplomatike, por edhe në hapësira tjera, të cilat do të merreshin me qera.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, jo vetëm që kishte votuar për kalimin e propozimit të paligjshëm, por në mënyrë të paprecedentë e kishte rikthyer votimin, pasi në votimin e parë kishte marrë votat e pamjaftueshme. Herën e dytë, propozimi mori 6 vota, përfshirë votën e përfaqësueses turke.
Pjesë të videos nga votimi në KQZ:
Lajmi i plotë:
Një ditë para kësaj mbledhje, përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, kishte lëshuar kërcënime në adresë të anëtarëve të KQZ-së që miratuan buxhetin me planifikimin për t’i dërguar diasporës fletëvotime me postë.
Lajmi i plotë:



