Videoja ku Dua Lipa çonte në qiell Rita Orën: Me mujtë me bo çka ka bo ajo, ish kanë andërr për mu
Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora e Dua Lipa, janë në majat e top listave botërore për këngët e tyre.
Shumë herë u fol se mes tyre ka inate, mëri dhe raporte jo të mira.
Nëpër rrjete sociale shpesh hasim në komente ku thuhet se Dua Lipa e injoron Rita Orën, për shkak se nuk i kishte ndihmuar në ngritjen e saj në karrierë, përkundër se ia kishte kërkuar, shkruan Periskopi.
Megjithatë, thashethemet nuk i kanë konfirmuar asnjëra prej këngëtareve, e as që flasin ndonjëherë për njëra-tjetrën.
Por, ekziston një prononcim i Dua Lipës ku flet për Rita Orën në kohën kur ajo ende nuk ishte e famshme dhe ishte në përpjekje për t’u ngjitur në majat e top listave botërore.
“Ku me marrë m’u bo si Rita. Ndihna shumë shumë shumë krenare. Me pas mujtë me bo çka ka bo ajo, ish kanë andërr për mu”, thoshte Dua Lipa për Rita Orën.
Lipa, thoshte se Rita Ora është inspirim për të gjithë shqiptarët.
“Inspirim po më duket për shumë shumë shqiptarë që po mundohen me arritë diçka jashtë vendit”, thoshte ajo. /Periskopi/
Më poshtë videoja:



