Vidhen eshtrat e legjendës së futbollit nga varrezat në Rio (Foto)
Nuk gjenden më eshtrat e legjendës së futbollit, Garrincha në vendin ku ishte varrosur, pas vdekjes së tij në vitin 1983.
Këtë e bënë të ditur familja dhe zyrtarë të qytetit të futbollistit gjatë ditës së mërkurë.
Garrincha, i cili ishte emëruar “Kënaqësia e Njerëzve” për shkak të performancave të tij brilante në krahun e djathtë, fitoi Kampionatin Botëror në vitet 1958 dhe 1962 përkrahë futbollistëve si Pele dhe Mario Zagallo, transmeton Periskopi.





