Vidhet kënga “Simpatia” e Edona Llalloshit nga një grup i huaj (Video)
“Simpatia”, është njëra ndër këngët që ka shoqëruar rininë shqiptare kudo që ishin në kohërat më të vështira.
Kjo këngë e cila ishte bërë hit, është realizuar në vitin 1997 nga këngëtarja e njohur Edona Llalloshi, transmeton Gazeta Express.
Por, kjo këngë si duket është pëlqyer jo vetëm nga të shqiptarët por edhe nga të huajt.
Është kjo kënga “In My Dreams” e realizuar nga grupi i njohur “Pandera” në vitin 2007, e cila ka muzikën e njëjtë me të këngës “Simpatia”, të këngëtares së njohur Edona Llalloshi.
Për më shumë dëgjoni në videon më poshtë.
Ndryshe, vetë Edona pak kohë më parë kishte realizuar edhe remixin e këngës së saj “Simpatia”.
Pak ditë pas publikimit edhe reperi i njohur Lumi B dhe këngëtarja Dhurata Dora kishin sjellë përpunimin e kësaj kënge./Gazeta Express/



