Vidhet një veturë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në lagjen “Kalabria” në Prishtinë është vjedhur një veturë me targa vendore.
“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e saj me targa vendore. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thotë njoftimi policor.



