Vie reagimi i Trumpit pas rrëzimit të avionit luftarak nga Irani
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se rrëzimi i një aeroplani luftarak amerikan F-15 nuk do të ndikojë në negociata.
Trump nuk pranoi të flas se deri ku ka arritur operacioni për kërkim-shpëtimin e pilotit amerikan në shtetin e Iranit, transmeton Klankosova.tv
Një pilot ishte shpëtuar i gjallë, ndërsa një tjetër ende është në kërkim, ndërsa autoritet iraniane kanë lëshuar një njoftim se kush do të që e gjen pilotin, ka shpërblim 60 mijë dollarë.
Trump është pyetur nga gazetarët se a do të ndikojë kjo situatë në zhvillimin e negociatave mes dy palëve, mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar president amerikan.
“Jo, është luftë. Jemi në luftë”, tha Trump.



