Vieira pajtohet të marrë drejtimin e një klubi
Ish lojtari i Arsenal, Patrick Vieira, ka nisur rrugën edhe si menaxher në futboll.
Ai siç raporton l’Equipe, ka arritur marrëveshje me klubin e Nice në Francë.
Sipas kësaj, topçinjtë nuk mund të llogarisin që ai të jetë pasues i Arsene Wenger, ndonëse ka pasur raportime se ai ka mbajtur kontakte me drejtuesit e klubit nga Londra, përcjell Klan Kosova.
Negociatat e tij me klubin e Nice janë në fazën përfundimtare dhe se Vieria së shpejti edhe mund ta zyrtarizojë kalimin në krye klubit nga Ligue 1.



