Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri, flakët po i afrohen Parkut të Llogarasë në Shqipëri

Vijon të jetë aktiv prej ditësh zjarri, flakët po i afrohen Parkut të Llogarasë në Shqipëri

Prej 5 ditësh zjarri pranë Parkut të Llogarasë vijon të jetë aktiv.

Flakët po përhapen ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve vështirësohet nga terreni.

Afro 80 forca të ushtrisë të ardhura nga Poshnja e Beratit, 20 zjarrfikës, emergjencat civile, banorë të zonës por dhe ADZM kanë nisur sot në orët e para të ditës luftën për të izoluar flakët. Ata po punojnë për mbajtjen nën kontroll të zjarrit i cili po djeg pisha, bredha dhe bimësi te ndryshme në malin fshatit Dukat të Vlorës, raporton Express, transmeton Periskopi.

Situata vijon të jetë e rrezikshme pikërisht në zonën ku ndodhet mali i Dukatit me Llogaranë, ku ndërkohë dy helikopterë që po punojnë duke hedhur ujë në zonën malore./Periskopi/

Shpërndaje në: