Vila super luksoze e Ilir Metës me pallma gjigante, mobilim mbi 400 mijë euro e 11 tualete

Vila super luksoze e Ilir Metës me pallma gjigante, mobilim mbi 400 mijë euro e 11 tualete

Për vilen e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit janë bërë shpenzime marramendëse.

Mediat në Shqipëri shkruajnë se kjo shtëpi ka mbi dy mijë metra katror me ullinj dhe palma gjigante, të cilat ishin sjell aty me helikopter.

Vetëm mobilimi në këtë vilë ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndërsa brenda saj ndodhet 11 tualete.

Kolltukët ‘Skavolini’ që gjenden në sallonet e kësaj vile kushtojnë mbi 32 mijë euro.

Por, kjo vilë e çiftit Meta shfrytëzohet vetëm për vikend.

Ata jetojnë në një pallat 5 katesh ku 4 kate janë banesa e tyre, në qendër të Tiranës në zonën e bllokut.

Gruaja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi e cila tani është kryetare e LSI’së në një intervistë dhënë kohë më parë, tregonte se si edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.

Në media kishin qarkulluar edhe fotografi nga festa faraonike e Ilir Metës për ditëlindjen e tij, në këtë zonë turistike.

Shpenzimet marramendëse kaluan shumën e 500 mijë eurove.

Shpërndaje në: