Vinicius Jr. shkëlqen në fitoren e vështirë të Realit (Video)
Real Madrid ka arritur me shumë vështirësi ta mposhtë Valladolidin në Santiago Bernabeu.
Në fakt u desht inkuadrimi i transferit të ri Vinicius Jr., që ti jepte një kahje tjetër ndeshjes.
Ylli brazilian shënoi në minutën e 83′ për ta zhbllokuar ndeshjen, por që u konsiderua si autogol i Kiko.
https://www.youtube.com/watch?v=g6UN6UxrZyg
Në fund Benzema fitoi një penallti, të cilën në gol e shëndrroi Sergio Ramos, duke fituar tre pikë dhe duke çliruar trajnerin e ri Solari, pasi gjatë gjithë ndeshjes ishte në ankth.
Los Blancos ngjiten në pozitën e gjashtë me me 17 pikë, kurse mysafirët në pozitën e tetë me një pikë më pak./Periskopi/



