Vinicius Junior: Ky lojtar i Realit më ka ndihmuar shumë

Vinicius Junior: Ky lojtar i Realit më ka ndihmuar shumë

Vinícius Júnior ka filluar të bëjë një emër të vërtetë për veten te Real Madridi.

Futbollisti 18-vjeçar i Brazilit erdhi në klubin spanjoll verën e kaluar dhe ka bërë pesë paraqitje për Real Madrid Castillan dhe shënoi në katër raste.

Kur është fjala për skuadrën seniore, Vinicius ka bërë 12 paraqitje këtë sezon dhe ka shënuar dy herë, raporton Periskopi.

Credit: PA

Në një moshë kaq të re, Vinícius ka mjaft kohë për të vazhduar zhvillimin e aftësive të tij te ‘Galaktikët’. Ai ka falenderuar bashkëlojtarin e tij Karim Benzema, për ndihmën e madhe që i ka dhënë të përshtatej tek ekipi i parë.

”Që kur erdha në Madrid, Benzema më ndihmon shumë në fushë dhe jashtë saj. Përpiqem të bëj gjithçka më së miri që mundem”, tha ai për Real Madrid TV.

”Çdo gjë është më e lehtë me Karimin. Ai gjithmonë më ndihmon të marr vendime të mira dhe të përpiqemi të fitojë ndeshjen”, përfundoi Vincius. /Periskopi/

Shpërndaje në: