Vinicius Junior pranon se është lënduar nga fishkëllimat, por konfirmon dëshirën për të qëndruar te Real Madridi

Vinicius Junior pranon se është lënduar nga fishkëllimat, por konfirmon dëshirën për të qëndruar te Real Madridi

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka pranuar se është ndier i lënduar nga fishkëllimat e tifozëve në “Santiago Bernabeu” gjatë ndeshjeve të fundit, duke theksuar se kjo ka ndikuar emocionalisht tek ai.

Megjithatë, ai respekton të drejtën e tifozëve për të kritikuar dhe shprehet i vendosur të përmirësohet dhe të luftojë për klubin.

Braziliani pranon se viti i fundit ka qenë i vështirë dhe se nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e tij më të mirë, por thekson se ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin.

Sa i përket së ardhmes, Vinicius konfirmon dëshirën për të qëndruar në Real Madrid dhe shprehet i qetë për rinovimin e kontratës, duke nënvizuar marrëdhënien e mirë me presidentin Florentino Perez dhe pritjen që bisedimet të rifillojnë së shpejti.

Shpërndaje në: