Violetë Kukaj më e bukur se kurrë, shfaqet me emblemën e UÇK-së
Ishte ndër këngëtaret e shumë pëlqyera për vite të tëra dhe padyshim mbetet e tillë për të gjitha adhuruesit e muzikës së saj, shkruan Kosovarja.
Është fjala për këngëtaren e shumë këngëve patriotike e atyre popullore të cilat e bën të mbahet mend gjatë në skenën muzikore ani pse prej shumë vitesh është tërhequr plotësisht.
Madje përgjatë këtyre viteve ishte e vështirë të gjendej qoftë edhe një imazh i saj i ri, derisa së fundi ka thyer ‘akullin’ me publikimin e disa imazheve të cilat menjëherë e bën pjesë të shtypit rozë.
Në veçanti fotografia e fundit e publikuar nga Violeta, është mjaft e veçantë dhe me doemos shndërrohet në lajm për mediet.
E veshur kuq e zi, në datat e rëndësishme të Marsit, këngëtarja po mbante edhe një kapele me emblemën e UÇK-së, gjë që ishte simbolike dhe shënon kurdoherë patriotizmin e thellë të kësaj lëvizjeje në kohë lufte.
Kaq e bukur dhe me sharmin e një zonje të vërtetë, Violetë Kukaj di të mahnisë edhe këtë herë.




