Visar Ymeri e Glauk Konjufca takojnë Lulzim Bashën e PD’së

Visar Ymeri e Glauk Konjufca takojnë Lulzim Bashën e PD’së

 

Partia Demokratike, përmes një njoftimi për media, ka njoftuar se gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca. Gjatë takimit u diskutua gjerësisht mbi situatën aktuale në Shqipëri dhe Kosovë”.

Sipas njoftimit, kryetari i opozitës në Shqipëri theksoi se kërkohet një bashkërendim i vërtetë përmbajtësor mes Tiranës dhe Prishtinës në funksion të objektivave të përbashkët strategjikë, dhe jo amatorizëm e protagonizëm personal.

“Në vecanti ky bashkërendim duhet ti shërbejë forcimit dhe jo zbehjes së rolit të Kosovës në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Në lidhje me ngjarjen e rëndë të vdekjes së aktivistit të Vetvendosjes Astrit Dehari në ambjentet e paraburgimit, zoti Basha shprehu keqardhjen e thellë për këtë ngjarje dhe nënvizoi nevojën dhe domosdoshmërinë për një hetim të plotë, të besueshëm dhe transparent”, thuhet në njoftim. /Periskopi/

Shpërndaje në: