Viti 2016 më i miri për shqiptarët

Viti 2016 më i miri për shqiptarët

Kryesore sigurisht është mungesa e eksperiencës së një grupi futbollistësh të rinj, por ai njëkohësisht pohon se nuk duhet ngatërruar dëshira me mundësinë.

“Ekipi është i ri, pa ndonjë eksperiencë ndërkombëtare. Po gjithmonë ne si udhëheqës të futbollit në Kosovë duhet të jemi në analizat tona më realistë dhe jo të flasim me zemër dhe emocione. Dëshirat janë një dhe mundësitë janë krejt të ndryshme”, tha ai për “SuperSport”.

Gjithsesi, Vokrri e ka cilësuar këtë si një vit shumë të suksesshëm për sportin mbarëshqiptar. “Mund të themi se ishte më specifik se të tjerët meqë ekipi kombëtar i Shqipërisë arriti suksesin më të madh në historinë e futbollit shqiptar. Gjithashtu me pranimin e Kosovës në instancat ndërkombëtare, UEFA dhe FIFA, u përmbyll një vit i jashtëzakonshëm si andej, si këndej kufirit”, vijoi ai.

“Sa i përket dy federatave, çështje janë të përcaktuara, kemi marrëdhënie të shkëlqyera, nuk ka asnjë arsye që këto te vihen në diskutim se e gjithë strategjia e futbollit shqiptar, si andej, si këndej, ka qenë në harmoni të plotë mes dy federatave”, theksoi presidenti i FFK për t’i dhënë fund zërave për përplasje mes palëve, raporton Panorama Sport.

Shpërndaje në: