Viti 2020 bëhet edhe më i përçudshëm: Botohet libër kushtuar veprës së Agim Bahtirit
Dhe, kur mendonim se viti 2020 nuk mund të ishte më i çuditshëm, del diçka që e çon shkallën e çudisë në një nivel tjetër. Kryetarit të Mitrovicës do t’i botohet një vepër që merret me veprimtarinë e tij.
Hysen Ibrahimi ka vendosur të shkruajë një libër të titulluar “Agim Bahtiri – Epokë kthese si kryetar i Mitrovicës, 2013-2021”.
Dhe, për ta bërë çudinë edhe më të madhe, del se ky libër do të jetë vetëm në volumin e parë – pasi pritet edhe volumi i dytë shkaku i veprimtarisë së gjerë të kryetarit të Mitrovicës nga radhët e Vetëvendosjes, përcjell Periskopi.
Nuk dihet nëse Bahtiri do të kandidojë sërish për kryetar të komunës së tij – apo kësaj here do të provojë të futet edhe në nivelin qendror për t’i dhënë shtytje të mëtejme zhvillimit ekonomik.




