Viva Fresh Store – Shkëlqen në “THE BEST OF KOSOVA 2025”!

Viva Fresh Store – Shkëlqen në “THE BEST OF KOSOVA 2025”!

Në Gala Mbrëmjen prestigjioze “THE BEST OF KOSOVA 2025”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, lideri i marketeve në Kosovë – Viva Fresh Store, shkëlqen duke u vlerësuar me tri nga çmimet më të rëndësishme të ekonomisë sonë:

�� TATIMPAGUESI I VITIT 2025
�� PUNËDHËNËSI I VITIT 2025
�� MIRËNJOHJE: ZGJERIMI MË I SUKSESSHËM I INVESTIMEVE NË RAJON 2025

Këto çmime nuk janë vetëm mirënjohje. Janë dëshmi e rrugëtimit tonë, e angazhimit të secilit punëtor e bashkëpunëtor, e korrektësisë, transparencës dhe vizionit që Viva Fresh Group po e ndërton dhe po e dëshmon çdo ditë – jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që janë pjesë e këtij suksesi.

Kudo, jemi bashkë!

 

Shpërndaje në: