Vjedh tramvajin! Ku ka menduar ky njeri se do ta fsheh atë?

Vjedh tramvajin! Ku ka menduar ky njeri se do ta fsheh atë?

Ai sapo ka parë tramvajin bosh ka hipur në të duke e nisur dhe duke u larguar nga vendi. Nuk dihet se çfarë pretendime kishte, pasi që një tramvaj është shumë lehtë të zbulohet dhe të gjendet, shkruan Indeskonline.

Pas është kthyer shoferi i vërtet ka parë se aty më nuk gjendet tramvaji i tij, ka lajmëruar bazën dhe policinë dhe menjëherë kanë nisur kërkimet, ku kanë përfunduar me arrestimin e 36 vjecarit, përcjell Indeksonline.

Policia zbuloi se hajduti ishte ish-punonjës i kësaj kompanie të transportit, megjithatë ata kanë deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte të hakmerrej kundër ish-shefave të tij.

Megjithatë, ende nuk dihen arsyet pse ai ka bërë një veprim të tillë, por thuhet se në atë kohë nuk ka pasur asnjë pasagjer, pasi ai u kishte thënë se kishte një udhëtim të rezervuar.

Policia ka deklaruar se hetimet vazhdojnë.

Shpërndaje në: