Vjen edhe komunikata zyrtare e Juventusit në lidhje me lëndimin e Higuainit
Gonzalo Higuain, ka pësuar një frakturë në dorën e tij, gje që e bënë të mungojë në derbin kundër Napolit, të premtën.
Kjo është komunikata zyrtare e biankonerëve: “Gonzalo Higuain, sot iu nënshtrua një operacioni pas thyerjes së gishtit në dorën e tij të majtë. Operacioni, që zgjati përafërsisht 45 minuta, përfundoj i sukseshëm. Data e rikthimit të Higuainit do të bëhet e ditur në ditët në vijim”, raporton gazeta italiane “Gianluca Di Marzio”. /Periskopi



